TLajmi për largimin e aktores Maria Bello nga programi NCIS si Jack Sloane po sjell shumë teori, ndaj këto janë më të “saktat” deri më tani.

Kujtojmë që Faith nuk është rikthyer në universin NCIS që nga sezoni i 17-të, prandaj disa fansa kanë shprehur teorinë se ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm për të parë nënën e saj duke i thënë lamtumirë Gibbs-it dhe atij.

Një nga teoritë e para që komentohet shumë në rrjetet sociale është vdekja e Sloane. Por, pak fansa duan që të jetë kështu.

Një teori tjetër sugjeron se S loane mund të zhduket pasi ajo gjithmonë mbante një jetë relativisht të fshehtë derisa u shfaq djali i saj Faith.

Por, çka nëse nuk është Faith që e detyron Sloane të thotë lamtumirë, por dikush tjetër nga historia e saj? Ndoshta Gibbs?

Por, teoria më befasuese do të ishte se Sloane shkon me Gibbs, diçka që do ta kthente përmbys komplotin NCIS. Kujtojmë që të dy kanë krijuar një lidhje prej disa sezonesh.

Kjo është arsyeja pse shumë fansa kanë menduar se sezoni i 18-të i NCIS mund të jetë koha kur ata të dy vendosin një herë e përgjithmonë jetën e tyre së bashku.